Afrona Dika ‘mahnit’ me pamjen natyrale
07 qershor 2020
| 15:06
Modeluesja Afrona Dika, bashkëshortja e këngëtarit Blero, ka “mahnitur” edhe njëherë me një foto të postuar në llogarinë e vet në “Instagram”. Ajo shpesh herë publikon foto ku shihet e rregulluar deri në detaje, mirëpo nuk i kurset as fotot në të cilat shfaqet e pa grimuar dhe tërësisht natyrale. Njësoj ka vepruar edhe me postimin e fundit, foto e realizuar teksa ajo po dilte për vrap. Kujtojmë se shkak i pandemisë kishte kaluar kohë e gjatë nga takimi i fundit me burrin e saj Bleron.