Agani: Këtë vit qytetarët do ta kenë liberalizimin e vizave

06 korrik 2022 | 11:49

Kryetari Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani është shprehur i bindur se këtë vit kosovarët do ta fitojnë liberalizimin.

Ish-ministri i Shëndetësisë, ka lavdëruar Qeverinë Kurti për siç ka thënë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Agani ka thënë se ka filluar të ndryshohet imazhi i Kosovës në arenën ndërkombëtare edhe tek ato shtete që kanë qenë skeptike.

“Unë shpresoj se ky vit do të jetë viti kur qytetarët e vendit do të fillojnë të lëvizin lirshëm në hapësirën evropiane. Sa i përket Këshillit të Evropës mendoj se ka qenë veprim i duhur i qeverisë që ka aplikuar. Ka rezerva, natyrisht,  por mendoj që këto pengesa që i kemi përpara duhet përballuar me punë, e angazhim. Krahas angazhimit të madh në arenën ndërkombëtar e të cilën duhet realizuar është e rëndësishme të kemi një shkallë të lartë të konsensusit me subjekte tjera politike të partisë në pushtet”, ka thënë Agani për “Ekonomia Online”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po bëhen gati 2 vjet prej që ish-kryetari i PDK-së,…