Agbonlahor: Nunezi, transferi më i dështuar i këtij sezoni në Premierë Ligë
Darwin Nunez u transferua nga Benfica te Liverpool gjatë verës për shifrën e 100 milionë euro. Sulmuesi u konsiderua një nga lojtarët që do të bënte diferencën te “The Reds” por në këto javët e para të Premier Ligës nuk ka mundur të japi atë që drejtuesit presin.
Ish-sulmuesi i njohur i Aston Villës, Gabby Agbonlahor e ka kritikuar Nunezin duke e cilësuar atë si një transferim të dështuar, pasi u pyet se kë lojtar cilësonte si të tillë dhe që ka zhgënjyer në këtë fillim sezoni.
“Kur shikoj edhe Nunezin, ndihem sikur edhe prekja e tij e parë nuk është aq e mrekullueshme. Ne shpejt e quanim Lukakun ‘Çizme Timberland’ kur ishte në trend në ‘Twitter’ kur ai kishte prekje të këqija në ndeshje. Nunez duket sikur ka veshur dy palë ‘Timberlands’”, ka deklaruar ish-lojtari i Villës.