Agim Ademi dhe Albin Kurti të pranishëm në finalen e turneut tradicional në Roganë

08 gusht 2022 | 00:23

Presidenti i Federatës së Futbolit të Kosovës, Agim Ademi ishte në Roganë për të ndjekur nga afër “Turneun tradicional në futboll të vogël në Roganë”.

Përveç të parit të FFK-së, Ademit prezent në Roganë ishte edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shkruan “Epoka e re”.

Turneu në Roganë, për 27 ditë radhazi mblodhi numër të madh të tifozëve të futbollit, me një organizim briliant nga stafi i “Rogana 2022”.

“48 ekipe shqiptare nga të gjitha trevat duke përfshirë edhe 6 ekipe nga Presheva, arritën të dhurojnë spektakël duke i argëtuar një numër të madh të tifozëve, që ishin të pranishëm në të gjitha ndeshjet”, ka shkruar Ademi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimin e plotë të Agim Ademit:

Turneu tradicional në futboll të vogël në Roganë edhe një herë dëshmoi masovitetin e këtij sporti dhe dashurinë e madhe që kanë të rinjtë e Kosovës për futbollin.

Sonte kisha kënaqësinë të isha i pranishëm në fazën finale të këtij turneu, e ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Edhe kësaj radhe ky turne u konfirmua si një festival i vërtetë futbolli, i cili për 27 ditë radhazi mblodhi numër të madh të dashamirëve të futbollit jo vetëm nga kjo trevë, por edhe më gjerë.

48 ekipe pjesëmarrëse, 6 prej të cilave nga Lugina e Preshevës i dhanë hijeshi garës, teksa numri i madh i tifozëve, shumë prej të cilëve bashkatdhetarë, e madhështuan këtë event.

Përgëzoj organizatorët e turneut dhe i inkurajoj ta vazhdojnë këtë traditë, ngase nga futbolli spontan gjithmonë kanë dalur emra të njohur të futbollit.

#BashkëPërFutbollin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artistja shqiptare, Arjola Demiri është duke i shijuar pushimet në…