Agim Ademi e priti Michail Kassabovin
25 janar 2019
| 19:25
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë pritur kryetarin e Federatës së Futbollit të Bullgarisë, Michail Kassabov dhe ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Nedialtcho Dantchev.
Gjatë këtij takimi u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy federatave të cilat u vlerësuan të shkëlqyeshme dhe u pajtuan që të vazhdohet thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellët.
Po ashtu, temë diskutimi ishin edhe dy ndeshjet kundër Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian dhe organizimi sa më i mirë i tyre.