Agim Ademi kërkon nga gjyqtarët të jenë më profesionalë
Kryetari i Federatës së Futbollit i Kosovës, Agim Ademi dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, kanë mbajtur sot një takim me gjyqtarët e Superligës dhe Ligës së Parë.
Gjatë këtij takimi presidenti Ademi ka shprehur keqardhje për rastin e ndodhur javë më parë në Gjilan për sulmin fizik ndaj gjyqtarit anësor Meriton Berisha. Ai ka thënë se janë duke u hulumtuar nga organet e FFK-së të gjitha ato që kanë ndodhur deri më tash.
“Ademi ka kërkuar nga të gjithë gjyqtarët të jenë shumë më vigjilentë dhe më profesionalë në punën e tyre në fushën e gjelbër. Ai ka theksuar se nuk do të tolerohen gabimet dhe tendencat ngaqë investimet e klubeve janë rritur dhe ato duhen mbrojtur me drejtësi maksimale në fushën e gjelbër. Gjithashtu, presidenti Ademi kërkoi nga gjyqtarët të jenë sa më të koordinuar, të mos bëjnë gabime dhe ta ruajnë rregullsinë e ndeshjeve, ngaqë puna e gjithsecilit prej tyre është me përgjegjësi të madhe”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
/Epoka e re/