Agim Ademi në Tokio, i dhuron ambasadorit Kiçmari fanellën e Kombëtares së Kosovës
31 janar 2024
| 10:50
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, po qëndron për vizitës në Tokio, me ftesë të FIFA-s, për një seminar me federatat anëtare.
Në kuadër të kësaj vizite ai ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës, ku u prita nga ambasadori Sabri Kiçmari.
“Me këtë rast diskutuam për zhvillimin e futbollit në Kosovë si dhe për futbollin nëpër breza, kur edhe vetë ambasadori ishte futbollist i Llapit. Po ashtu diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit edhe përmes sportit me një shtet tejet të zhvilluar si Japonia. Gjatë këtij takimi ambasadorit Kiçmari ia dhurova një fanellë të Kombëtares së Kosovës si mbështetës dhe adhurues i futbollit”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.