Agim Ademi shpallet Personazhi i Vitit 2024 në Fushën e Sportit nga lexuesit e portalit “Presheva Jonë”
Pas një periudhe të shkurtër votimi, sondazhi për “Personazhin e Vitit 2024 në Fushën e Sportit”, i hapur nga ora 20:30 deri në ora 23:30, ka përfunduar me një interesim të kënaqshëm nga lexuesit e ‘Presheva Jonë’.
Brenda kësaj kohe të shkurtër, mbi 700 votues shprehën preferencat e tyre, duke e bërë këtë sondazh një nga më të suksesshmit të organizuar nga portali ‘Presheva Jonë’.
Rezultatet janë tashmë të qarta: Agim Ademi ka triumfuar me një mbështetje të madhe prej 67% të votave (494 vota nga 741 gjithsej).
Në vendin e dytë është renditur Hajrullah Çeku me 26% të votave (196 vota), ndërsa vendi i tretë i takon Ismet Krasniqit me 7% (51 vota).
Ky interesim i madh dhe pjesëmarrja e gjerë reflektojnë angazhimin e komunitetit tonë për t’i vlerësuar figurat më të spikatura në fushën e sportit.
Agim Ademi, duke marrë këtë titull nga lexuesit e “Presheva Jonë”, shënon një arritje të veçantë, duke qenë një personalitet që ka ndikuar fuqishëm në zhvillimin dhe përparimin e sportit gjatë vitit 2024. Puna dhe dedikimi i tij në këtë sektor janë vlerësuar lart nga publiku.
“Faleminderit të gjithë atyre që morën pjesë në këtë sondazh dhe që ndanë opinionin e tyre përmes votës. Ky është vetëm një tjetër shembull i rëndësisë së komunitetit tonë në përcaktimin e personaliteteve që kanë lënë gjurmë të veçanta gjatë vitit”.
“Vlenë të theksojmë se Adem si personalitet i vitit në portalin tonë është zgjedhur tash e tri (3) vite rradhazi, pavarësisht kënd e ka pasur në konkurrencë”, shkruan ‘Presheva Jonë’.