Agim Ademi uron FC Liria për rikthimin e saj në Superligë: Është moment krenarie për të gjithë tifozët dhe qytetarët e Prizrenit

04 qershor 2023 | 20:59

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar rikthimin në Superligë të klubit futbollistik Liria nga Prizreni.

“Pas katër vjetësh skuadra me traditë të madhe, Liria rikthehet në elitën e futbollit tonë, pasi kishte fatin në anën e saj në serinë e penalltive në përballje me skuadrën e deritashme të elitës, Ferizajn, në ndeshjen e barazhit.”, ka shkruar Ademi në urimin e tij.

Urimi i plotë i Ademit:

Pas katër vjetësh skuadra me traditë të madhe, Liria rikthehet në elitën e futbollit tonë, pasi kishte fatin në anën e saj në serinë e penalltive në përballje me skuadrën e deritashme të elitës, Ferizajn, në ndeshjen e barazhit.

Kjo është një arritje e madhe për skuadrën dhe një moment krenarie për të gjithë tifozët e Lirisë dhe qytetarët e Prizrenit.

Përgëzoj futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe të gjithë ata që kanë punuar me vendosmëri për ta arritur këtë objektiv.

Kjo arritje është shpërblim i merituar i punës dhe përkushtimit tuaj të vazhdueshëm.

Tifozët “Arpaxhikët” dhe qytetarët prizrenas në përgjithësi, duhet të ndjehen krenarë për përkrahjen e tyre dhe për energjinë që i dhanë skuadrës gjatë gjithë sezonit.

Ndeshja e sotme e barazhit për Superligë ishte shembull për angazhim e fair-play të skuadrave dhe për atmosferë të shkëlqyeshme në tribuna, por edhe për organizim të mirëfilltë.

Me ndeshje dhe organizime të tilla futbolli ynë pashmangshëm do ta vazhdojë rritjen e tij.

Uroj që FC Ferizaj të vazhdojë me këtë organizim të mirë dhe me lojëra të tilla cilësore edhe në edicionin e ardhshëm, në mënyrë që të rikthehet shpejt në Superligë.

Krahas FC Liria, sot, përgëzoj edhe FC Feronikeli 74 dhe KF Fushë Kosova, që po ashtu në edicionin e ardhshëm do të jenë pjesë e Superligës, me shpresë se ato do t’i japin ngjyra spektakli elitës sonë dhe do ta bëjnë atë edhe më cilësore.

Urime!

#BashkëPërFutbollin ?⚽???

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kimete Berisha 1. Mimoza Kusari e pyeti botën demokratike:…