Agim Ademi viziton djemtë e bashkatdhetarëve që janë grumbulluar me Kosovën U17

20 korrik 2022 | 19:35

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vizituar gjatë ditës futbollistët e Kombëtares U17 të Kosovës, të cilët janë grumbulluar në Hajvali.

Ademi nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka njoftuar se në këtë grumbullim po marrin pjesë 47 futbollistë nga Finlanda, Belgjika, Italia, Zvicra, Gjermania e vende të tjera. Këta futbollistë po stërviten me stafin e trajnerëve në krye me Arsim Abazin.

Agim Ademi ka falënderuar prindërit e futbollistëve që kanë rritur fëmijët e tyre në Evropë në frymën e atdhedashurisë.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë t’i vizitoj dhe t’i përshëndes djemtë e bashkatdhetarëve tanë, që luajnë në klubet e ndryshme të Evropës, të cilët janë përfshirë në grumbullimin e Kombëtares U17 në Hajvali.

Në këtë grumbullim po marrin pjesë 47 futbollistë nga Finlanda, Belgjika, Italia, Zvicra, Gjermania dhe shtetet tjera evropiane, të cilët po stërviten me stafin e trajnerëve në krye me Arsim Abazin.

I falënderoj prindërit e futbollistëve që kanë rritur fëmijët e tyre në Evropë në frymën e atdhedashurisë, pasi përpos të mirave tjera që i japin Kosovës, ata kujdesen edhe për ngritjen e imazhit të shtetit tonë nëpërmjet futbollit.

Faleminderit Diasporë! ??⚽️??

A.A.

#BashkëPërFutbollin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer me akuza të forta ndaj…