Agim Agushi dhe Bujar Ajeti synojnë ta thyejnë rekordin ‘Guinness’
09 maj 2019
| 16:05
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës po organizon garën për thyerjen e rekordit “Guinness”, në disiplinën “Mbajtje e topit me kokë në çifte”, me zhonglerët Agim Agushi dhe Bujar Ajeti.
Kjo garë do të mbahet me 10 maj 2019, në ora 10:30, në kampusin para Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.
Agim Agushi së bashku me nipin e tij Bujar Ajeti e ka vendosur rekordin “Guinness”, në disiplinën “Mbajtje e topit me kokë në çifte” në vitin 2015.