Agim Aliu: Bashkëqytetarë, ju lutem qëndroni në shtëpi
12 prill 2020
| 23:11
Edhe 35 raste të reja të konfirmuara me virusin Covid-19 në Ferizaj, që çon në 55 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në këtë komunë.
Pas këtij lajmi ka reaguar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
“Bashkëqytetarë, ju lutem, qëndroni në shtëpi, mos të lozim me fatin e mijëra bashkëqytetarëve, mos ta lejojmë Ferizajn të rrëshqasë në valën e frikshme të përhapjes së virusit. Qëndroni në shtëpi, bëni kujdesin maksimal për shëndetin, na lejoni ta bëjmë punën tonë e situatën ta kemi nën kontroll. Për të gjithë ferizajasit e infektuar me CoronaVirus, uroj shërim të shpejt”, ka shkruar Aliu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/