Agim Aliu betohet si kryetar i Ferizajt edhe për katër vitet e ardhshme

01 dhjetor 2021 | 14:44

Kuvendi Komunal i Ferizajt, gjatë ditës së sotme, ka mbajtur seancën inauguruese për mandatin katërvjeçare.

Në ceremoninë e seancës inauguruese ka bërë betimin kryetari Agim Aliu dhe 41 anëtarët e Kuvendit Komunal të Ferizajt.

Në fjalën e tij, kryetari Aliu ka shprehur falënderimin për qytetarët e Ferizajt për besimin e dhënë dhe në këtë kontekst ka përsëritur zotimin për angazhim maksimal të tij në krijimin dhe avancimin e jetës së qytetarëve në këtë komunë.

“Të jesh Kryetar Komune, të jesh i zgjedhuri mes të tjerëve nga bashkëqytetarët, nuk ka të krahasuar me asnjë nder si individ, por njëkohshëm, nuk krahasohet fare me asnjë përgjegjësi tjetër, përgjegjësia që merr mbi supe, por që gjithnjë është më e lehtë, kur sa çel derën e zyrës, parim ke ndershmërinë e punën avokat të saj.  Natyrshëm, i vetëdijshëm plotësisht e energjiplotë, zgjodhëm të dalim para zgjedhësve faqebardhë, me punën tonë dëshmitare, me transformimin rrënjësor që sytë e të gjithëve panë, me guximin që të bëjmë përpara për Ferizajn, me dashurinë e pasionin e zjarrtë, t’i lëmë brezave që do të vijnë, vepra që do t’i bënin krenarë, me shembullin sesi ndershëm, me moral të lartë, pa frikë nga askush e asgjë”, ka deklaruar Aliu.

A para fillimit të kësaj seance, Aliu i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizajt.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick është i…