Agim Aliu dhe Shaqir Totaj emërohen nënkryetarë të PDK-së
Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen e saj të parë ka zgjedhur dhe plotësuar strukturën e re drejtuese të partisë, duke emëruar nënkryetarët, sekretarin dhe një numër udhëheqësish të departamenteve sektoriale.
Lista e emërimeve të kryesisë së PDK-së tregon se figurat e reja kanë marr përgjegjësi në parti.
Nënkryetarë të kësaj partie janë emëruar Agim Aliu, kryetar i komunës së Ferizajt dhe Shaqir Totaj, kryetar i degës së PDK-së në Prizren.
Kurse, sekretar i Përgjithshëm i PDK-së është emëruar kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili
Kjo është lista e emërimeve të reja:
Uran Ismaili – Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së;
Agim Aliu, nënkryetar;
Shaqir Totaj, nënkryetar;
Abelard Tahiri, udhëheqës i Departamentit për Çështje Organizative;
Betim Gjoshi, udhëheqës i Departamentit për Çështje Elektorale;
Blerand Stavileci, Drejtor Ekzekutiv i partisë;
Hajredin Kuçi, udhëheqës i Departamentit për Politika Programore;
Enver Hoxhaj, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare;
Elmi Reçica, udhëheqës i Departamentit për Çështje të Diasporës;
Sami Lushtaku, udhëheqës i Departamentit për Vlera të Luftës;
Xhavit Haliti, udhëheqës i Departamentit për Grupe të Interesit;
Migjen Kelmendi, udhëheqës i Departamentit për Media dhe Rrjete Sociale;
Muzafer Shala, udhëheqës i Departamentit për Rini dhe Inovacion;
Safete Hadërgjonaj, udhëheqëse e Departamentit Financa dhe Anëtarësi;
Bajrush Xhemajli, udhëheqës i Depertamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët;
Blerta Deliu-Kodra, udhëheqëse e Departamentit Çështje Gjinore.