Agim Aliu ka pritur në takim biznesmenët nga Turqia

11 qershor 2022 | 23:53

Në kuadër të vizitave zyrtare të organizuara nga OBE – TURKOS, sot grupi i biznesmenëve nga Turqia zhvilloi takime të rëndësishme në komunën e Ferizajt.

Një pritje të veçantë sot, iu bë vëllezërve tanë nga Turqia, shqiptarë të shquar në profesionet e tyre, të integruar në shoqërinë turke por gjithnjë të lidhur me rrënjët shqiptare, duke ruajtur gjuhën, kulturën e traditën tonë nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me deputetin Elmi Reçica dhe kryetarin e Bordit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik mes Kosovës e Turqisë, Faton Hasani.

“Kënaqësi e veçantë të kemi mysafirë në qytetin tonë, Kryetarin e Shoqatës së Kosovarëve në Komunën Bafra, të regjionit të Samsunit në Turqi, Yunus Gün, koordinatorin e Qendrës Kulturore e Kosovës në Bursa, Recep Gündüz, me bashkatdhetarë të tjerë, në vizitën kthyese pas asaj tonën, javë më parë, nga e cila lindi bashkëpunimi, që do t’i sjellë Ferizajt të mira investuese e shkëmbime kulturore”, ka shkruar Aliu.

Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e investimeve në Ferizaj dhe bashkëpunimeve tjera në fusha të ekonomisë dhe në rrafshin kulturor.

Takimi u zhvillua vërtetë në një frymë vëllazërore dhe ishte një gadishmëri e fuqishme  që sa më shpejtë të vazhdohet me takime tjera dhe të konkretizohen iniciativat.

Komuna shprehu gadishmërinë e plotë të ofroj krejt përkrahjen e nevojshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka bërë thirrje Bullgarisë që…