Agim Aliu ndalon përdorimin e veturave zyrtare, pas orarit zyrtar të punës

06 dhjetor 2021 | 16:08

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me të filluar mandatin e të parit të komunës ka marr vendimin e parë.

Aliu ka vendosur që të ndalohet përdorimi i veturave zyrtare të Komunës së Ferizajit, pas orarit zyrtar dhe fundjavave.

“Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ndër vendimet e para që mori sot, ishte vendimi për ndalimin e përdorimit të veturave zyrtare të Komunës së Ferizajt, pas orarit zyrtar, përkatësisht dhe fundjavave. Kjo vendim, përkatësisht kjo masë ndërmerret me qëllim, mbajtjen e disiplinës në përdorimin e aseteve komunale, ekonomizimin e shpenzimeve dhe për rrjedhojë edhe kursimin e parasë publike”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Better.com, Vishal Garg, me prejardhje nga India,…