Agim Aliu ua ndan detyrat drejtorëve
26 dhjetor 2017
| 16:48
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga nënkryetari Naim Ferati, kanë mbajtur mbledhjen e parë të bordit të drejtorëve.
Me këtë rast, kryetari Aliu ka ndarë përgjegjësitë dhe punët për secilin drejtor, duke thënë se në këtë mënyrë secili duhet të përfundojë punën e tij në nivelin sa më të kënaqshëm.
Sipas tij, rezultatet e punës nuk do të mungojnë. Në këtë mbledhje është bërë me dije se takimet e bordit do të jenë të rregullta.