Agim Aliu vlerëson lart suksesin e karateistëve në Turqi
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në një takim karateistët e Klubit të Karatesë “Sharri”, të cilët u rikthyen nga Turqia me 10 medalje të fituara në turneun ndërkombëtar “Turkish Open 2018”.
Me këtë rast, Aliu ka falënderuar këta sportistë që po arrijnë suksese të shumta në sportin e karatesë, duke ofruar edhe mbështetjen e nevojshme të Komunës së Ferizajt për këtë klub. Aliu ka uruar edhe karateistin, 17-vjeçarin ferizajas Altin Maloku, i cili arriti ta fitojë medaljen e artë në Turneun Ndërkombëtar të Karatesë. Nga ana tjetër, trajneri i Klubit të Karatesë “Sharri”, Shemsi Shaqiri, ka falënderuar kryetarin Aliu për pritjen e bërë, duke thënë se të gjitha këto suksese ia dedikojnë Komunës së Ferizajt. Kosova në Turneun Ndërkombëtar “Turkish Open 2018” është paraqitur me 34 garues, duke u renditur e dyta në bazë të medaljeve të fituara, me gjithsejtë 18 medalje, prej tyre pesë të arta, gjashtë argjendta dhe shtatë të bronzta.