Agim Bahtiri akuzon rëndë Ramush Haradinaj: Turp për ty, kjo është tradhti ndaj Kosovës
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka reaguar ashpër kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kjo akuzë e rëndë erdhi pasi mbrëmë Haradinaj fajësoi Qeverinë për ngjarjet e fundit në atë pjesë duke vlerësuar se janë pasojë e politikave të gabuara të Qeverisë.
Postimi i plotë:
Turp për ty, Ramush Haradinaj!
Në një kohë kur Kosova po përballet me sulme të hapura nga strukturat kriminale serbe, ti zgjedh të sulmosh Qeverinë dhe jo ata që po minojnë sovranitetin e vendit tonë!
Ndërsa 15 kg eksploziv kërcënojnë jetët e qytetarëve tanë, ti tallesh dhe i quan filma! Kjo është tradhëti ndaj Kosovës dhe sakrificës së mijëra dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë tonë, por edhe tradhëti ndaj vetës tënde, dhe ndaj luftës së shenjtë që ka bërë familja juaj.
Ne nuk do të lejojmë rikthimin e Milan Radojçiqëve dhe as lojërat tua politike për të favorizuar kriminelët serbë! Kosova është e shqiptarëve, e lirë dhe sovrane! Nëse ti zgjedh të shërbesh interesa të huaja, ne nuk do të heshtim, por do të sakrifikojmë deri edhe në fëmijën në djep por nuk do t’ia falim Veriun askujt. Mjaft është mjaft!