Agim Bahtiri flet për dorëheqjen e Albena Reshitajt
15 gusht 2018
| 20:45
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë një interviste në emisionin “Info Magazinë” në “Klan Kosova” ka folur rreth dorëheqjes së Albena Reshitajt nga posti i Ministres së Mjedisit.
Bahtiri tha se akoma s’e ka kuptuar arsyen e dorëheqjes së saj.
“Asnjëherë nuk është diskutuar çështja e saj. Ajo ka qenë shumë aktive në parti. Prej partisë asnjëherë nuk ka pasur probleme. Ka qenë vetë ajo që ka dhënë dorëheqje dhe unë ende nuk e kam të qartë pse”.
“Nuk e di saktë çfarë kë ndodhur sepse nuk e kam takuar, por prej partisë nuk ka pasur presion. Ka qenë vullnet i saj”.
Pas dorëheqjes së saj, kryeministri Ramush Haradinaj e ka emëruar këshilltare politike, ish ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.