Agim Bahtiri: Grevat në shoqërinë tonë kanë shije të hidhur

05 shtator 2022 | 19:29

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar për grevën e mësimdhënësve.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se grevat në shoqërinë tonë kanë shije të hidhur.

“Shteti jonë ende nuk ka arritur të konsolidohet mjaftueshëm që t’jap meritat e duhura mësimdhënësve tanë”, ka shkruar Bahtiri.

Ai ka theksuar se mësimdhënësit meritojnë shumë por ka bërë apel që edhe kësaj radhe mësimi të fillojë dhe nxënësit të kthehen në bankat shkollore.

“Apeloj që palët të bisedojnë dhe të gjejnë një zgjedhje nga situata e krijuar. Shpresojmë që kjo qeveri do të arrijë të kthej dinjitetin e nëpërkëmbur të shërbyesve civil”, ka shkruar Bahtiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se…