Agim Bahtiri i pezullon raportet me AKR-në e Pacollit
10 janar 2019
| 14:01
Zëvendëspresidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka ngrirë raportet me partinë e tij për shkak të pakënaqësive me zhvillimet e brendshme.
Bahtiri këtë e ka konfirmuar në një prononcim të shkurtër për “Veriu.info”, ku ka thënë se për momentin nuk ka raporte me partinë e drejtuar nga Behgjet Pacolli.
“Po, i kam pezulluar raportet me AKR-në për shkak të disa proceseve që nuk po shkojnë në rrugën e duhur”, ka thënë ai pa dhënë sqarime shtesë.