Agim Bahtiri ia huq totalisht: Në VV jam futur në vitin 1919

01 shkurt 2025 | 20:02

Kandidati për deputet nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje e ka bërë një huqje të sitili të tij, në tubimin e Vetëvendosjes në Mitrovicë.

Pasi e thiri emrin e tij Kurti, i emocionuar Bahtiri, tha se në VV është future në vitin 1919, aty plasën të qeshurat, e pas një pause, Bahtiri njoftoi simpatizantët se bëhet fjalë për fitin 2019, 100 vjet më vonë..

Faleminderit qyteti im, faleminderit qytetarët e mi. Ju e dini që unë ju dua fortë. Por më lejoni kësaj radhe që të thom diçka. E dua njërin e fjalës dhe të besës dhe kur jam fut në 1919… në 2019, në Lëvizjen Vetëvendosje e kam pas vetëm një kërkesë te kryeministri i tanishëm dhe i ardhshëm që të ma mbronë veriun, se mendjen dhe zemrën e kom në veri. Dhe ky burrë e mbajti fjalën, e mbajti fjalën dhe ne sot ja kemi borxh të gjithë ne, pa dallim partive politike, ju ftojë që të bëhemi bashk sepse është cështje veriu, vendi më i çmuar i Kosovës me pasurinë më të madhe të Kosovës. Prandaj ju ftojë o sot o kurrë, t’i ndihmojmë këtij burri që të ecim përparan në veri sepse ja kemi borxh Isa Boletinit.” – tha Bahtiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një…