Agim Bahtiri intervistohet nga prokuroria
Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut intervistohet për shkak të dyshimit për nxitje të përçarjes dhe mos durimit.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton publikun që me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, është intervistuar sot Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut A.B., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka filluar hetimet ndaj A.B., pasi që dyshohet se i njëjti në një lidhje të drejtpërdrejtë në njërin nga televizionet kosovare ka deklaruar se “Presidenti t`i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje“, me çfarë dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, A.B,. është lëshuar në procedurë të rregullt.