Agim Bahtiri konfirmon se nuk ka koalicion mes LV-së dhe LDK-së
30 gusht 2019
| 21:38
Agim Bahtiri që tashme është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se përfundimisht nuk do të ketë koalicion parazgjedhor me LDK-në.
Bahtiri ka thënë se tashmë Kosova e ka kryeministrin në ardhje, Albin Kurtin.
“Përfundimisht u konfirmua se nuk ka asnjë koalicion mes partive kryesore, gjë që i garanton fitoren madhështore Lëvizjes Vetëvendosje. Kosova tashmë e ka kryeministrin në ardhje, që po e mbështesin qytetarët më shumë se gjithësecilin para tij. Urime Albin Kurti, kryeministri i ri i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Bahtiri.
/Epoka e re/