Agim Bahtiri: Kurti mori përkrahje të fuqishme në Pejë e Suharekë
29 shtator 2019
| 19:17
Agim Bahtiri ka thënë se për çdo ditë që po kalon fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje vetëm sa po rritet e po afrohet.
“Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, edhe sot mori përkrahje të fuqishme. Falënderoj qytetarët Pejës dhe Suharekës për pritjen madhështore që na e bën, të cilët e konfirmuan fitoren tonë”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se 6 tetori do të jetë referendum për Republikën e Kosovës, ku do t’i jepet fund keqqeverisjes e korrupsionit dhe do t’i hapet përspektiva popullit.
“#erdhidita Me Albinin përpara, na priftë e mbara”, ka shkruar Bahtiri.
/Epoka e re/