Agim Bahtiri largohet nga AKR-ja
25 korrik 2019
| 15:33
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka bërë me dije se është larguar nga Aleanca Kosova e Re (AKR), e cila drejtohet nga Behgjet Pacolli.
“Unë nuk jam më me AKR-në. Nuk jam më në partinë e Behgjet Pacollit”, ka thënë Bahtiri për gazetën “Express”.
Gazeta “Express” ka mësuar nga burimet se Haradinaj është marrë vesh me Behgjet Pacollin që të garojnë bashkë në zgjedhjet parlamentare.
Por si duket, Bahtiri është kundër kësaj, pasi, siç dihet, ai ka favorizuar bashkëpunimin me Vetëvendosjen.
“Unë nuk merrem më me AKR-në. Pyetni organet e AKR-së, jo mua”, është shprehur Bahtiri, kur është pyetur për çështjen e koalicioneve.
Agim Bahtiri ka ushtruar funksionin e zëvendëspresidentit të AKR.