Agim Bahtiri poston foto me Vjosa Osmanin, i bën thirrje edhe pjesës tjetër të LDK-së të jetë konstruktive
15 janar 2020
| 19:36
Agim Bahtiri ka thënë se LDK-ja duhet sa më parë të pajtohet me lidhjen e koalicionit me LV-në, duke çuar në vend vullnetin e qytetarëve për ndryshim të shprehur përmes votës së lirë më 6 tetor.
“Edhe pjesa tjetër e drejtuesve të LDK-së bëjnë mirë të jenë konstruktiv sikurse Vjosa Osmani, e cila po punon për ta jetësuar marrëveshjen e koalicionit për krijimin e qeverisë Kurti”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se tashmë është fakt i kryer posti i kryeparlamentarit, “të cilin vet LDK-ja e ka votuar dhe çdo kërkesë në këtë drejtim do të pengon seriozisht çfardo bashkëpunimi”, ka shkruar Bahtiri.
/Epoka e re/