Agim Bahtiri reziston vetëm 2 sekonda kur ftohet për të vallëzuar

19 qershor 2021 | 21:11

Përurimi i rrugës kryesore të asfaltuar për në fshatin Kovaçicë të Shalës së Bajgorës është bërë sot.

I pranishëm ishte edhe Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili e preu shiritin në këtë rrugë.

Pasi masat kundër COVID-19 janë lehtësuar, kryetari u kujdes që banorët t’i përshëndes dorë për dore.

Për të festuar përurimin e rrugës qytetarët bashkë me Bahtirin ia kishin hedhur valles, veçse për t’u futur në valle, Bahtirit iu dashtë që të ketë më shumë lutje nga banorët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i…