Agim Bahtiri rizgjedhet kryetar i degës së AKR-së në Mitrovicë
05 maj 2019
| 15:08
Në prani të 500 delegatëve dhe mysafirëve të shumtë, sot Aleanca Kosova e Re (AKR) ka mbajtur Konventën e pestë Zgjedhore të degës së saj në Mitrovicë.
Agim Bahtiri ishte i vetmi kandidat për kryetar të degës, i cili me shumicë votash u konfirmua si kryetar i degës së AKR-së në Mitrovicë edhe për një mandat.
Po ashtu u konfirmuan edhe 71 delegatë, nga të cilët do të formohet Kryesia e degës.
/Epoka e re/