Agim Bahtiri shpall të martën ditë zie në qytetin e Mitrovicës

23 prill 2019 | 00:47

Me të marrë lajmin për vdekjen e punëtorit 27-vjeçar, i cili humbi jetën pas shembjes së një pjese të ish hotelit “Adriatik”, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

Ai ka bërë me dije se të martën e ka shpallur ditë zie në Mitrovicë.

Reagim i plotë i Bahtirit për media:

Me pikëllim ju njoftoj se para pak minutash nën gërmadha është gjetur pa shenja jete trupi i të riut, që ishte zënë pas shembjes së një pjese të ish hotelit “Adriatik”

Së bashku me gjithë banorët e Mitrovicës ndajë dhimbjen me familjen e të ndjerit, të cilës i shprehu ngushllimet më të sinqerta, duke lutur që Allahu i Madhërishëm ta shpërblej me Xhenet.

Të martën e shpalli Ditë Zie në qytetin e Mitrovicës, në shenjë nderimi dhe dhimbje për humbjen e jetës së të riut.

Falënderoj FSK-në, Policinë, Zjarrfikasit, ekipet emergjente komunale, qytetarët vullnetarë dhe kompanitë ndërtuese që iu bashkuan aksionit të kërkimit, sepse kanë bërë një punë të rëndë dhe me shumë rrezik nga shembja e pjesës tjetër të objektit.

AB

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas gjashtë orësh kërkimesh është gjetur pa shenja jete trupi…