Agim Bahtiri thotë se ish-liderë institucional shqiptarë kanë pasur lidhje me bandat në Veri

11 dhjetor 2021 | 20:34

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka reaguar në lidhje me sanksionimet e SHBA-së.

Sipas Bahtiri tani u takon organeve të drejtësisë që t’i hetojnë këta persona, e që sipas tij kanë lidhje edhe ish-liderë shqiptar të Qeverisë së Kosovës.

“Nëse prokuroria zhvillon hetime të pavarura dhe profesionale, mendoj se do të shihet që partnerët kryesor në zhvillim të veprimtarisë kriminale nga ky grup kriminal kanë qenë disa ish funksionarë shqiptarë nga Prishtina, të niveleve më të larta shtetërore në ekzekutiv. Andaj duhet sa më parë të kthehet rendi kushtetues në veri të vendit”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

Aksionet policore të ndërmarra në veri këtë vit nga Policia e Kosovës ishin aksionet më të sukseshme deri më sot prej pasluftës, ku i kanë dhënë një goditje të fuqishme krimit të organizuar, duke treguar se jemi zot shtëpie në shtetin tonë.

Lista e ShBA-së ku i ka shpallur ‘non-grata’ disa nga drejtuesit e krimit të organizuar në veri me në krye Zvonko Veselinoviqin, ishte një goditje e mirëseardhur kundër këtij grupi kriminal.

Por kjo nuk mjafton, sepse duhet edhe organet e hetuesisë ta kryejnë punën e tyre, për t’i vënë para drejtësisë këta persona. 

Nëse prokuroria zhvillon hetime të pavarura dhe profesionale, mendoj se do të shihet që partnerët kryesor në zhvillim të veprimtarisë kriminale nga ky grup kriminal kanë qenë disa ish funksionarë shqiptarë nga Prishtina, të niveleve më të larta shtetërore në ekzekutiv. Andaj duhet sa më parë të kthehet rendi kushtetues në veri të vendit.

AB

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen…