Agim Bahtiri thotë se ishte themelues i LDK-së në Mitrovicë

19 maj 2019 | 16:47

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherësh zëvendëspresident i AKR-së, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj përleshjes fizike që ndodhi në këtë qytet sot ndërmjet strukturave të LDK-së gjatë procesit zgjedhor të kësaj partie.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka drejtuar një apel si themelues i LDK-së në vitet ‘89-‘90 në Mitrovicë, që LDK-ja strukturat e saja në këtë qytet t’i zgjedhë në mënyrë demokratike, duke e respektuar vullnetin e anëtarësisë.

Postimi i plotë i tij:

Si themelues i LDK-së në vitet 89-90 në Mitrovicë, apeloj te struktura e kësaj partie që t’i zgjedhin strukturat drejtuese në mënyrë demokratike, duke e respektuar vullnetin e anëtarësisë.

Përleshjet fizike nuk i kontribuojnë klimës së shkëlqyeshme politike të krijuar në Mitrovicë, pas ardhjes time si kryetar komune.

Ndjejë dhimbje të shoh duke pasur probleme apo duke u shembur diçka në krijimin e së cilës kam kontribuar jashtëzakonisht shumë. LDK është parti me shumë vlera, andaj duhet të jep shembull për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Përzemërsisht,
Agim Bahtiri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feronikeli e fitoi ndeshjen vendimtare ndaj Prishtinës me rezultat 1-0…