Agim Bahtiri thotë se njëherë përnjëherë nuk do të merret me politikë

24 gusht 2022 | 21:26

Agim Bahtiri në emisionin “Era Verë” në T7 ka bërë me dije se njëherë përnjëherë nuk do të merret me politikë, pasi do t’i kthehet angazhimit familjar.

Ai ka thënë se humbi garën për kryetar të Mitrovicës pasi të gjitha partitë u bënë bashkë kundër tij.

Bahtiri ka falënderuar qytetarët që për dy mandate ia besuan postin e kryetarit të Mitrovicës, raporton “Epoka e re”.

Ai ka theksuar se për dy mandate ka realizuar shumë projekte në këtë qytet.

Bahtiri ka theksuar se qytetarët e Mitrovicës janë të zhgënjyer me punën e kryetarit Bedri Hamza.

Ai ka thënë se qytetarët e Mitrovicës janë duke kërkuar që të kthehet sërish në politikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar sot presidenten Vjosa…