Agim Bahtiri: Ura e Ibrit do të hapet, unë garantoj së nuk do të ketë protesta

03 gusht 2024 | 19:29

Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka dhënë një deklaratë pretencioze në lidhje me kërkesën e Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit dhe kundërshtimin e ndërkombëtare për këtë gjë.

Ai ka thënë se duhet t’i jepet drita jeshile një plani të tillë, madje edhe ka garantuar se nëse bëhet kjo gjë asnjë qytetar (serb) nuk do të dalë për të protestuar.

“Të normalizojmë situatën. Unë garantoj që asnjë njeri as nga veriu as nga jugu nuk do të protestojë dhe nuk do të kundërshton, për arsye se urat i lidhin qytetet, ruajnë bashkëpunimin mes njëri-tjetrit. Është e papranueshme që Bashkimi Evropian, në vend që t’i përkrahë iniciativat e tilla, t’i ndalë më duket absurde. Simboli i ndarjes duhet një herë e përgjithmonë të shuhet si iniciativë, le të ketë normalizim për të gjithë qytetarët dhe jo të ketë ndasi”.

Në fund, Bahtiri i cili tashmë nuk është as anëtar i ndonjë partie politike, ka një thirrje për bashkësinë ndërkombëtare.

“Faktori ndërkombëtar duhet të përmirësojë vetveten për iniciativa të tilla të cilat nuk e di kush ia imponon”, ka thënë ai.

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it (SHBA, Francë, Britani e Madhe, Itali dhe Gjermani) pas një takimi që patën të premten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, bënë të qartë se nuk e përkrahin paralajmërimin e Qeverisë së Kosovës për ta hapur urën e Ibrit, “në këtë kohë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit, të hënën e 5 gushtit…