Agim Bahtiri vallëzon me mërgimtarët e Shalës së Bajgorës
08 gusht 2021
| 20:14
Këtë të diel është mbajtur aktiviteti i përvitshëm për mërgimtarët “Dita e Mërgimtarëve” në Shalë të Bajgores.
Si çdo herë tjetër edhe këtë vit ky organizim u shënua më këngë dhe valle që ishin organizuar veçanërisht për mërgatën.
I pranishëm ishte edhe i pari i Mitrovicës Agim Bahtiri, i cili ju bashkua me këngë dhe valle pjesëmarrësve që ishin pjesë.
Derisa, mërgimtarët po thonë që kënaqësinë që e gjejnë në vendlindje, nuk e përjetojnë askund tjetër.
Një drek me ushqime tradicionale u shtrua në këtë ditë për të pranishmit.