Agim Çeku dhe ish-ushtari i UÇK-së me Wesley Clark për kafenë e mëngjesit: Takim i përzemërt
14 nëntor 2024
| 13:09
Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku dhe ish-ushtari i UÇK-së në zonën operative të Llapit, Muharrem Mahmutaj janë takuar mëngjesin e sotëm me ish-komandantin suprem të NATO-s për Evropën, gjeneralin e pensionuar amerikan, Wesley Clark.
Mahmutaj ka publikuar fotografinë në “Facebook”, duke e përshkruar takimin si “të përzemërt”.
“Sot me Gjeneral Agim Çekun kafenë e mëngjesit e pimë me Gjeneralin Wesley Clark. Takim i përzemërt i dy Gjeneralëve qe i kanë dhënë vulën historisë sonë të re dhe kanë merita të jashtëzakonshme në krijimin dhe ndërtimin e ushtrisë moderne të Kosovës!”, ka shkruar ai.