Agim Çeku pas largimit: Jam viktimë e qasjes së koordinimit të partisë

19 qershor 2019 | 16:38

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Agim Çeku, është liruar nga detyra nga ana e kryetarit të partisë së tij, Kadri Veseli, për shkak të aktakuzës që ka në prokurori për rastin e veteranëve të rrejshëm.

Ai për “klankosova.tv” ka thënë se është viktimë e një qasje të re të PDK-së.

“Është një qasje e re e dakorduar e partisë. Unë tash jam viktimë e asaj qasje. Aktakuza nuk ka të bëjë as me korrupsion as me nepotizëm, por nuk më mbetet tjetër veç ta respektoj këtë vendim”, ka thënë Çeku.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka larguar sot nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.

Veseli ka thënë se sot i ka liruar nga detyra të gjithë të emëruarit e PDK-së që kanë aktakuza dhe që mbajnë pozita në institucionet publike.

Largimet i pati paralajmëruar edhe në Konventën festive të PDK-së të mbajtur të hënën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti Oxford në Britani, ka pranuar donacionin më të madh…