Agim Gjakova shpallet fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”
11 qershor 2020
| 17:49
Shkrimtari Agim Gjakova është shpalluar sot fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”, të cilin e ndan kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri për arritje të veçanta në letërsi, në bashkëpunim me klubin letrar të krijuesve gjilanas ars klubin “Beqir Musliu”.
Fituesi është përzgjedhur nga juria e konkursit letrar “Beqir Musliu”, në përbërje: Sabit Rrustemi, Albina Idrizi dhe Nexhat Rexha.
(Q.R / Epoka e re)