Agim Idrizi nis dëshminë në Speciale për ndalimin dhe rrëmbimin e tij të pretenduar nga UÇK-ja
04 shtator 2023
| 18:19
Dëshmitari Agim Idrizi nga Kaçaniku ka nisur dëshminë në Gjykatën Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së dhe do të dëshmojë për rrëmbimin dhe ndalimin e tij të pretenduar nga pjesëtarët e UÇK-së në vitin 1999.
Në dëshminë e tij ai pretendon se në mars të vitit 1999, nga pjesëtarë të UÇK-së, është marrë nga shtëpia e tij dhe dërguar në fshatin Biqec.
Dëshmitari kishte deklaruar se në atë periudhë kishte shitur dru për policët nga Serbia.
Ai po dëshmon pa masa mbrojtëse dhe po intervistohet nga prokuroi James Pace.
Ndërsa prokurori Pace ka lexuar një përmbledhje të deklaratave të dëshmitarit të cilat ai i ka dhënë më herët.S/Z.