Agim Ismaili emërohet drejtor i përgjithshëm i burgjeve në Shqipëri
Ministria e Drejtësisë në Shqipëri ka emëruar drejtorin e ri të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailin.
Ismaili ka mbajtur vite më parë, postin e drejtorit të Agjensisë Kombëtare të Ushqimit, postin e nëndrejtorit të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.
Agim Ismaili është diplomuar për Inxhinjer elektroteknik për energjitikën në vitet 1987 – 1992.
Ka punuar disa kohë në policinë elektrike. Ismaili ka kryer mastër shkencor në Akademinë e Rendit për specialist i lartë policie në vitet 1997 – 2001 dhe më pas, ka kryer edhe studimet e larta për Drejtësi.
Ndërkohë mësohet se ish-drejtori Stefan Çipa nuk është shkarkuar, por liruar nga posti dhe transferuar në një detyrë tjerë: në krye të Entit Kombëtar të Banesave.
Nuk dihen arsyet pse Çipa nuk arriti të mbushë as 6 muaj në detyrën delikate dhe me shumë përgjegjësi e presion, prej nga e kanë pësuar deri tani tre ish-paradhësit e tij.