Agim Kuleta zgjedhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës
18 janar 2018
| 11:42
Agim Kuleta nga Lëvizja për Bashkim (LB) është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Në mbledhjen që është mbajtur sot, ai ka marrë 27 vota, apo 8 më shumë sesa kundërkandidati nga LDK-ja, Shefki Gashi, i cili ka marr 19 sosh, ndërsa 5 vota kanë qenë të pavlefshme.
Kuleta ishte propozuar nga shefja e grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Leonora Shabani-Bajraktari, si kandidat i përbashkët i koalicionit LV-AKR-AAK-LB në kryeqytet.
Në këtë seancë janë betuar edhe tre asamblistë të ri nga radhët e Vetëvendosjes: Mimoza Sylejmani, Qëndrim Sahiti dhe Milot Podvorica, të cilët kanë zëvendësuar të emëruarit drejtorë në ekzekutivin e e komunës së Prishtinës.