Agim Ramadani, gjenerali i doktrinës moderne të ushtrisë më të re të shekullit të kaluar UÇK-së
PROMEMORIE!
(Në 20-vjetorin e Betejes së Koshares)
Nga: Hisen Berisha
Historiografia e luftërave shqiptare për çlirim nga okupatorët, epoka post Gjergj Kastriotit fillon më 10 qershor, 1878 dhe ka si ogur bashkimin e Abdyl Frashrit dhe Sylejman Vokshit. Pra bashkimin e pendës dhe pushkës. Në luftën antimillosheviçjane, Pendës dhe urtësisë rugovjane iu bashkua Pushka e Agim Ramadanit, Gjeneralit të doktrinës moderne të ushtrisë më të re të shekullit të kaluar UÇK-së.
Kaq mundem me thanë unë sot në këtë përvjetor sepse të tjerat i qëndisi me plumb pushke vet Komandant Agimi.
Në artin modern të pikturës, penda e holle e tij kishte gravuar lindjen e re të një brezi të lirë ndërsa në Koshare me gryken e pushkës e pikturoi fitoren e UÇK-së, e ngjyrosi me gjakun e tij dhe ia dhuroi Kombit Shqiptar për tu mburrë përjetësisht me të.
Krenarë përherë me ty Agim!
Lavdi e nderë deri në përjetësi!
(Autori ka qenë njëri ndër komandantët e UÇK-së në Koshare)