Agim Ramadani me oficerë shqiptarë në shkollën ushtarake në Zagreb (Foto)
21 prill 2020
| 14:02
Ish-ushtaraku i Betejës së Koshares, Agim Haziri, ka publikuar një fotografi në llogarinë e vet në “Facebook” me shokët e tij shqiptar në Akademinë Ushtarake në Zagreb, gjatë vitit 1984.
Në fotografi përpos tij është edhe Agim Ramadani “Katana”, i cili ka rënë heroikisht në betejën e Koshares pas thyerjes së kufirit.
Fotografia është bërë në dhomën e Fadil Demirit e Kamer Elezaj, brenda kazermës ushtarake.
Postimi i plotë i Agim Hazirit:
Në Akademinë Teknike Ushtarake – Zagreb!
Në këmbë: Kamer Elezaj, Shiqeri Spahiu, Fatmir Nikqi, Agim Ramadani.
Ulur: Rifat Osmanaj, Agim Haziri.