Agim Ramadani, simbol i lirisë së Kosovës, nderohet në Washington, DC

05 korrik 2021 | 11:17

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi, njëherësh anëtar ekzekutiv i Bordit te Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i ka dorezuar familjareve te heroit Agim Ramadani nje mirenjohje speciale nga Kongresi i SHBA-ve dje, me 4 korrik, ne pervjetorin e pavaresise se SHBA-ve. Në një postim në faqen e tij në “Facebook”, Bislimi ka thënë se ky vlerësim që i është bërë figurës së Agim Ramadanit tregon se “krenaria e luftës sonë të drejtë çlirimtare tanimë po institucionalizohet edhe në kupolën e demokracisë botërore.”

Ja edhe teksti i plotë i njoftimit nga Bislimi:

Jam jashtëzakonisht i nderuar që kërkesa ime drejtuar Liderit Demokrat në Senatin e SHBA-ve, përkrahësit të kamotshëm të kauzës sonë kombëtare dhe mikut të vjetër të ish-Kongresistit DioGuardi e znj. Cloyes DioGuardi të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Senatorit Chuck Schumer është aprovuar dhe me 12 qershor 2021, flamuri amerikan është valëvitur mbi Capitol Hill në nderim të Agim Ramadanit, simbolit të lirisë shqiptare.

Sot më 4 korrik, në ditën e bardhë të SHBA-ve, kombit mik amerikan që na u gjet në krah në ditët tona më të zeza, pata nderin që këtë flamur bashkë me certifikatën përcjellëse zyrtare të Kongresit Amerikan t’ia dorëzojë z. Muhamet Ajrullahu, si përfaqësues i familjes së heroit tonë Agim Ramadani!

Krenaria e luftës sonë të drejtë çlirimtare tanimë po institucionalizohet edhe në kupolën e demokracisë botërore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Minesota Junajtid në elitën e futbollit amerikan, Hasani…