Agim Rexhepi mbanë ligjëratë për ditëlindjen e ish kongresmenit amerikan Tom Lantos
Me një minutë heshtje ka filluar ligjërata për ish kongresmenin amerikan të ndjerin, Tom Lantos, në shkollën “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë, të organizuar nga shoqata “Miqtë e Amerikës”, njofton Klan Kosova.
Arsyeja e kësaj ligjerate është për nder të ditëlindjes se Lantosit, për arsye që edhe të rinjtë të mësojnë për figurat e rëndësishme që ishin ndër të parat që ngriten çështjen e Pavarësisë së Kosovës.
Agim Rexhepi, kryetari i shoqatës tha se gjatë historisë kemi pasur pak miq, mirëpo të dëshmuar janë miqtë amerikan dhe SHBA-ja, në kohën kur ish-Jugosllavia ishte shumë e fuqishme e me miqtë e saj.
Lantos së bashku me DioGuardin e të tjerë filluan që në dhomën e përfaqësuesve të ngrisin çështjen e vrasjeve që ndodhnin në Kosovë, por edhe nevojën e pashmangshme për Pavarësi.