Agim Selmanaj, luftën e shihte si të vetmen zgjidhje për ta çliruar vendin nga okupatori serb
Faton Mehmetaj:
Me lulet që dalin në muajn e bukur të majit, për vit familja, shokët e bashkëluftëtaret të sjellinë lule të freskëta më aromë lirie.
Agim Ali Selmanaj ishte fjalë pak, por bëri emër me vepra të mëdha. Lindi dhe u edukua në një familje me tradita patriotike. Pothuajse të gjithë familja ishin të burgosur politik nga regjimi serb i kohës. Një maji është ditë e dhimbshme për familjen Selmanaj por krenare, është ditë e lavdisë dhe përkujtimit të përjetëshëm, sepse mu në këtë ditë Agim Selmanaj është ra për të qenë pjesë e përjetësisë, e kujtesës sonë, të popullit shqiptar dhe të historisë.
Agimi ishte një djalë i edukuar, dinte t’i vlerësonte dhe t’i nderonte njerëzit, e donte dhe e nderonte secili. Njëzet vite kaluan, por më dukën si dy ditë. Një natë para se të vritej Agim, qëndruam bashk pothuajse tërë natën, duke biseduar për ditët e lirisë, për të ardhmën, për ndërtimin e lirisë. Atë natë bashk më ne ishin edhe disa bashkëluftëtar, në mesin e tyre edhe Fetnete Ramosaj.
Agimi e pyeti Fetnetin: a mundesh më ma çepë një amblemë të UÇK-së. Me sa mbaj mend uniforma që donta ta çepte amblemën ishte e policisë serb, madje i binte edhe pak e madhe. Fetneti iu përgjegj: “Agim burrat nuk dinë me çepë” dhe për një moment mbet i habitur, pas pak i ra ndërmend se shka deshti më thënë Fetneti, dhe e kapi për qafe. Agimi i tha: “Kësaj radhe Fetnet çepma amblemën në këtë uniformë se boll e keqe qenka por ndoshta e hijeshon amblema e UÇK-së”.
Më rënjën e ti, Agimi u bë fanar i lirisë, drita e të cilit do të shëndritë në këto troje deri sa të rrezullon njerëzimi. Agimi e kishte trasuar rrugën për t’i dalë zot vendit nga i ati Aliu, i burgosur politik. Tek shtresa e të burgosurve politik gërshetohej një brez i tërë që përfaqëson një spektër ngjarjesh me karakter historik. Ata ishin bërë mësues shpirtëror të gjeneratave të reja, ishin bërë ushqim shpirtëror, idol i luftës dhe qëndresës.
Pasuesit e tyre, u bënë flakadanë që ndritën rrugën e lirisë, për ta çuar deri në fund misionin e çlirimit të atdheut. Veprimtarët e vitit 1981 dhe familjet e tyre ishin vazhdimësi e qëndresës dhe luftërave për çlirim sepse aty kishin gjetur frymëzimin dhe edukimin për t’i shtyrë proceset përpara.
Të edukuar dhe frymëzuar nga Ismajl Haradinaj, heronjtë kombëtarë Luan e Shkëlzen Haradinaj, u bënë shtylla vertebrale e luftës çlirimtare në Kosovë. Nën ndikimin dhe edukimin e Xhavit Hoxhës, i vëllai i tij më i ri, Edmond Hoxha, po ashtu ishte njëri ndër prijësit e UÇK-së. Traditën familjare atdhetare e ndoqën edhe dëshmorët tjerë si: Shefqet Mustafaj, Arben Qerimaj, Artan Hasanaj, Burim Mustafaj, Faik Ukëhaxhaj, Agim Selmanaj, Luan Qerimaj etj, duke luftuar e rënë heroikisht në ballë të luftës.
Ndoshta kjo ishte arsyeja pse Agim Selmanaj, luftën e shihte si të vetmen rrugëdalje dhe zgjidhjen për ta çliruar vendin nga okupatori serb. Pas fillimit të fuqizimit të rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, dhe familjen Jashari, ndodhi ajo që pritej të ndodh edhe në Gllogjan.
Me 24 mars 1998 u sulmua nga forcat serbe dhe paramilitare familja Haradinaj, nga ku Serbia mori mësim, se betejat me strukturat e UÇK-së nuk i ka të lehta. Në këtë betej morën pjesë shumica e luftëtarëve nga Gllogjani e rrethina disa prej të cilëve u takonin bërthamave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Epopeja e Dukagjinit shënoi një kthesë historike në luftën për liri, çlirim dhe pavarësi.
Nga kjo betejë e deri sa ka mbaruar lufta e UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës nën drejtimin e Komandantit Ramush Haradinaj nuk e ka humbur as një betejë. Pjesë e kësaj lavdije të UÇK-së ishte edhe familja Selmanaj nga Gllogjani i Deçanit. Agim Selmanaj është i lindur më 26 tetor të vitit 1978 në Gllogjan të Deçanit. Ali Selmanaj, me bashkëshorten Fanën, kishte gjashtë fëmijë; tre djem e tri vajza, Agimin e kishin fëmijën e tretë, margaritarin e familjes.
Agimi fëmijërinë e njomë e kaloi pa përkdheljet e babajt, e nën shtypje të egër serbe, sepse babaj i tij Aliu ishte i dënuar politik i cili vuajti shumë vite në burgjet e Serbisë. Agimi shkollën Fillore e kreu në Irzniq, kurse atë të Mesme “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Nuk e vazhdoi shkollimin universitar sepse Agimi ishte kyqur në Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai u bë veprimtarë i ilegalës dhe me çdo veprim synonte për të bërë kthesa në rrjedhën e ngjarjeve të rëndësishme. Një kohë ushtroi veprimtarinë zejtare të TV-mekanikut nga agja i tij Fariu. Agimi fitoi një përvojë të madhe gjatë veprimtarisë ilegale. 24 marsi i vitit 1998 e gjenë në mesin e bashkëluftëtarve tjerë që luftuan në këtë ditë fuqishëm dhe dolën fitimtar në këtë betejë që ishte fillim i mbarë i luftës për liri. Agimi ishte luftëtar i orëve të para. Që nga fillimi i luftës frontale ishte në trupat komando.
Me formimin e Brigadën 131 “Jusuf Gërvalla”, emërohet në detyrën e zëvendëskomandantit të Policisë Ushtarake, krah i djathtë i komandantit Daut Haradinaj e i Xhelal Hajdës- Tonit, dëshmor i kombit. Agimi i takonte grupit elitar të “Djemëve të Gllogjanit”. Qëndresa në luftërat që u zhvilluan në Dukagjin Agimin e bënë përsonalitet të paharruar të historisë më të re kombëtare. Ishte i paluhatur në qëndrimet e tij për ta çuar luftën deri në fund.
Edukatën për të qëndruar i paluhatëshem në luftra e mori nga i Madhi Shkëlzen Haradinaj, i cili është ndër komandantët prototip të racës ilire. Agim Selmanaj një kohë e ka kryer detyrën e furnizimit më armë nga Shqipëria, ku ka qenë udhëheqës i rrugës për mëse 15 herë radhazi deri në fillim të korrikut të vitit 1998. Më 11 gusht 1998 Agimi plagoset rëndë nga predha e tankut në vijën e frontit në Shaptej. Agim Selmanaj mori pjesë edhe në luftimet kur një grup luftëtarësh i shkojnë në ndihmë Jabllanicës më 2 gusht të vitit ’98, me ç’rast forcat serbe kishin depërtuar deri në fshat por grupi i përbërë nga Daut Haradinaj, Bujar Haradinaj, Agim Selmanaj, Idriz Balaj, Arben Ahmetaj etj, arrinë t’i zbrapsin këto forca.
Më 17 dhjetor ’98 sërish dallohet në luftimet e zhvilluara në Gllogjan e Ratishë të Epërme, përballë lagjës së Dodajve, kur forcat serbe kishin sulmuar Gllogjanin duke tentuar t’i fusin në rreth luftëtarët e UÇK-së. Agimi ishte plagosur për herë të dytë në luftimet e 16 janarit 1999 afër Urës së Dashinocit, bashk më Bujar Haradinajn.
Agimi mori pjesë në luftimet e zhvilluara në Rostavicë, Shaptej, Dashinoc, Dujakë, Bitesh, Hereç, Baballoq, Prejlep, Carrabreg, Isniq, Strellc, në Logjë, Vranoc, Baran, Çeskovë, Këpuz, Shqiponjë-Jabllanicë e kudo tjetër në betejat e zhvilluara në Dukagjin e më gjërë.
Shpesh herë në këto beteja ishte plagosur, por plagët në asnjë çast nuk e friguan që ta ndalte luftën, ai secilën herë forcohej më shumë. Më 5 prill ’99, pas luftimeve tepër të rrepta, për pesë ditë me radhë, kishin rënë pozicionet e UÇK-së në Kralan, Jabllanicë, Gërgoc e Buçan. Për çështje strategjike një pjesë e luftëtarëve të UÇK-së me rreth 40 luftëtarë të plagosur, të cilëve i ishin bashkangjitur qindra civil, u nisën nga Ratishi për të kaluar në territorin e Istogut. Udhëtimi bëhëj në dy kolona: njërës kolonë i printe Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Agim Selmanaj dhe Luan Qerimaj ndërsa tjetrës i printe Daut Haradinaj dhe Bujar Haradinaj.
Kolona e parë e prier nga Shkëlzeni sapo arrijnë në Kotradiq bien në pritë, kur një njësi e forcave serbe hapë zjarr në drejtim të kolonës. Kjo njësi u eliminua më shpejtësi nga Shkëlzen Haradinaj më shokë. Për fat në mesin e luftëtarëve as në mesin e civilëve nuk kishte të vrarë. Pas gjashtë ditësh sërish kthehen nga Istogu në Buçan e Maznikë. Agimi merr pjesë edhe në luftimet e rrebta në Zhebel, më 16 prill 1999, kjo betejë i ngjante betejës së Thermopileve, në këtë betejë ranë heroikisht luftëtarët e dëvotëshëm Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj e Luan Nimanaj, rënje kjo që Agimin më shokë e goditi rëndë. Në shenjë hakmarrjeje për humbjen e Shkëlzen Haradinajt më shokë u ndërmorrën një varg aksionesh në të cilat u mor hak dhe gjaku i tyre u pagua 10 me një. Guximtarin dhe luftëtarin sypatrembur, komandosin e aksioneve të rrezikshme Agim Selmanajn, lufta asnjëherë nuk e lodhi as nuk e mërziti. Ajo ishte bërë pjesë e pandalshme e jetës. Agim Selmanaj ra heroikisht në krye të detyrës më 1 maj 1999 në Ratishë të Epërme. Ra në muajn e luleve, në pranverën dhe agimin e lirisë së Kosovës. Dashurinw e shënoj në çdo lule, në çdo rrugë, në çdo lis, në çdo agim e muzg, në çdo këngë, jeta e ti u bë përjetësi që secili prej nesh e dëshiron. Agim Selmanaj është përjetësuar në këngë, në lapidar, në shkrime, u bë emër simbol në rrugë e sheshe.
Kujtimi dhe respekti për Agim Selmanajn do të mbetet i përjetshëm i përcjellur ndër breza si njëra ndër etapat e lavdishme të historisë sonë kombëtare. Duke vlerësuar rezistencën dhe heroizmin e dëshmorëve të lirisë, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit, presidenti Thaçi i ka dekoruar me Urdhrin ‘Hero i Kosovës’, dëshmorët: Agim Ali Selmanaj, Arben Bajram Ahmetaj, Artan Ahmet Mehmetaj, Burim Sadik Mustafaj, Enver Hasan Halilaj, Fatmir Smajl Nimanaj, Hasim Misin Halilaj, Luan Gani Nimanaj, Naim Metë Nimanaj, Orhan Lan Halilaj, Sokol Muzli Sejfijaj, Shpend Zeqë Malaj.
Nderim për të gjithë veprimtarët e çështjes kombëtare!
Lavdi e përjetshe Agim Selmanajt dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!