Agim Shahini rizgjedhet kryetar i AKB-së
Sot është mbajtur Kuvendi i VIII zgjedhor i Aleancës Kosovare të Bizneseve.
Në këtë kuvend është rizgjedh për një mandat katër vjeçar, kryetari aktual, Agim Shahini si dhe nëntē anëtar të Bordit Drejtues me këtë përbërje: Ahmet Kuqi, Arianit Koci, Xhevdet Rexhepi, Shkëlzen Jusaj, Suat Berisha, Gani Ferizi, Aziz Tafaj dhe Isak Tusha.
Kështë është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.
Njoftimi i plotë i AKB-së:
Mbahet Kuvendi i VIII i AKB-ës
Është mbajtur Kuvendi i VIII zgjedhor i Aleancës Kosovare të Bizneseve ku Agim Shahini është rizgjedhur Kryetar i AKB-ës.
Nga 163 delegatë të Kuvendit prezent ishin 153, ku votuan kryetarin edhe për një mandatë 4 vjeçarë dhe zgjedhën Bordin drejtues të AKB-ës prej 9 antarëve: Ahmet Kuqi, Arianit Koci, Xhevdet Rexhepi, Shkëlzen Jusaj, Suat Berisha, Gani Ferizi, Aziz Tafaj dhe Isak Tusha.
Kryetari dhe Bordi janë zgjedhur për mandatin 2022- 2026.