“Agim, ti je edhe budall”, zyrtari i AAK-së i ashpër me Agim Bahtirin
Zyrtari i lartë i AAK-së, Lulëzim Blaka i ka reaguar ish-kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, rreth akuzave të këtij të fundit kundër liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.
“Asnjë vlerë njerëzore nuk e ke, Agim Bahtiri, përveçse je një horr ordiner. Agim Bahtiri, ti asnjë element kombëtar nuk e ke për të bërë ndonjë vlerësim për këdo. Je një palaço që shpreh mjerimin e kulturës politike që sot udhëheq me Kosovën. Harrova: Agim ti je edhe budall.”, ka shkruar në reagimin e tij, Blaka.
Reagimi i plotë i tij:
Ky vend sulmohet me terrorizëm dhe eksplozivë kur gënjeshtarëve patologjikë dhe vallëzuesve të kafehaneve të Shumadisë, si Agim Bahtiri, u krijohet hapësirë për të dalë në prominencë dhe për të qeverisur.
A ka më mjerim sesa kur Agim Bahtiri flet për patriotizëm, sakrificë apo çfarëdo që është bujare dhe fisnike?
Asnjë vlerë njerëzore nuk e ke, Agim Bahtiri, përveçse je një horr ordiner. Agim Bahtiri, ti asnjë element kombëtar nuk e ke për të bërë ndonjë vlerësim për këdo. Je një palaço që shpreh mjerimin e kulturës politike që sot udhëheq me Kosovën. Harrova: Agim ti je edhe budall.