“Agim Veliu do ta ketë të vështirë të kthjellet pas humbjes në Podujevë”
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, ka munguar në seancën e sotme plenare të Kuvendi të Kosovës.
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ministrin Veliu, për mosparaqitjen e tij në Kuvend, derisa edhe e ka përqeshur atë.
Musliu ka thënë se Veliu do ta ketë shumë vështirë të kthjellet pas humbjes së zgjedhjeve në Komunën e Podujevës, derisa është shprehur se do ta ketë të vështirë ta gjejë edhe rrugën për të shkuar deri në Kuvend.
“Ka me pas shumë vështirë me u kthjell dhe me e ditë rrugën për në Kuvend. Njeri i papërgjegjshëm nuk e meriton më shumë se me bë hajgare me të”, ka thënë ajo, duke i uruar shërim të shpejtë emocional ministrit Veliu, pasi sipas saj, një gjë e tillë i duhet tani.